Një 55-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një rezervuar të ujërave të zeza në Greqi. Trupi i viktimës u gjet në zonën e Dafnës në Heraklion.
Sipas burimeve lokale, 55-vjeçari ishte raportuar i zhdukur mëngjesin e sotëm, çka bëri që autoritetet greke të viheshin në veprim për kërkimin e tij.
Më pas, dyshimet se ai mund të kishte rënë në rezervuar çuan në ndërmarrjen e një operacioni pompimi në vendngjarje, përmes të cilit u arrit të nxirrej trupi i pajetë.
Policia greke po heton shkaqet e vdekjes, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike. Aspra News-Protothema









