Hapet rruga Qukës–Qafë Plloçë/ Rama: Mundësi të reja për bujqësinë dhe turizmin

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektuan sot hapjen e aksit Qukës–Qafë Plloçë, ku u pritën me daulle nga banorët lokalë.

Rama theksoi se ky aks do të krijojë mundësi zhvillimi për të gjithë juglindjen, sidomos në fushat e bujqësisë, turizmit dhe agroturizmit.

Hapet më në fund për qarkullimin e automjeteve aksi i shumëpritur Qukës–Qafë Plloçë, i cili, pasi u kthye në legjendë si rezultat i një nisjeje për së prapthi mes rrugëve të lëna rrugëve, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin drejt juglindjes, por edhe do të krijojë mundësi zhvillimi për të gjithë zonën, duke nxitur më tej bujqësinë, turizmin dhe agroturizmin,” tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *