‘Akt historik’/ Berisha reagon pasi Trump kërkoi dënimin me burg për Sorosin

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për George Soros.

Në reagimin e tij, Berisha e cilësoi këtë si ‘një akt historik’, duke theksuar se sipas tij, ‘Soros është armiku më i madh i demokracisë në Shqipëri’.

Në një akt historik presidenti i SHBA, shpalli dje, akuzoi George Soros dhe djalin e tij ekstremist të majtë Alex Soros, si organizatë kriminale që kanë ushtruar veprimtari intenisve kundër rendit dhe sigurisë në SHBA. George Soros dhe i biri i tij janë sot mbështetje kryesore të ideologjisë marksiste leniniste dhe pas marksiste leniniste në SHBA dhe botë.

Unë ju rikujtoj se 8 vite më parë, kam shpallur George Soros një monstër të njerëzimit. I kam kërkuar senatit dhe kongresit të SHBA që të ndalojnë me ligj veprimtarin e tyre jashtë SHBA. Të njëjtën kërkesë i kam paraqitur edhe PE. Për Shqipërinë e kam konsideruar atë një armik të egër të demokracisë shqiptare. Unë kam kërkuar edhe shpalljen e tij non grata. Gjatë këtyre viteve ai ka përdorur politikën e tij monetare kundër demokracisë në Shqipëri, në mbështetje të një organizate kriminale që kryesohet nga Rama.

Soros dhe i biri pas Nju Jorkut, kryeqytetin e dytë më të rëndësishëm në botë kanë pasur Tiranën. Në Tiranë ata me investimet e tyre të pakufijshme financiare, me lobimet e tyre kriminale arritën të transformojnë rendin demokratik dhe kushtetutën e vendit.” tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *