Gjigantit hapësinor Starship të kompanisë SpaceX, është ngritur me sukses pas dhjetë provave të dështuara.
Në këtë mision, raketa vendosi në orbitë grupin e parë të satelitëve eksperimentalë Starlink dhe testoi pllakat e reja të mbrojtjes termike gjatë hyrjes në atmosferën e Tokës, duke shënuar hapa të rëndësishëm në zhvillimin e programit.
Rreth 30 minuta pas nisjes së provës, sistemi i shpërndarjes së satelitëve i Starship dërgoi në hapësirë tetë satelitë eksperimentalë Starlink, për herë të parë, duke përfaqësuar një demonstrim të rëndësishëm për raketën që shihet si e ardhmja e misioneve kryesore të SpaceX në hapësirë.
Pas rreth një ore në hapësirë, Starship u ul sipas planit në Oqeanin Indian.
“Ulja u konfirmua. Urime të gjithë ekipit të SpaceX për fluturimin e dhjetë rradhazi të Starship!” shkroi kompania amerikane në platformën X (ish-Twitter), pas një misioni që zgjati afro 60 minuta.
Raketa, me lartësi 123 metra më e madhja dhe më e fuqishmja që është ndërtuar ndonjëherë, u ngrit nga baza Starbase e SpaceX në jug të Teksasit, në orën 19:30 me kohën lokale (1:30 me orën e Shqipërisë), duke shkaktuar brohoritje entuziaste nga ekipet inxhinierike, siç tregoi transmetimi online.









