Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj, është paraqitur sot në ambientet e SPAK-ut.
Sipas burimeve, ai do të merret në pyetje nga prokurorët si person që ka dijeni për hetimet që po zhvillohen.
Kujtojmë se që prej datës 10 shkurt kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në ambientet i paraburgimit dhe më 23 korrik u shpall zyrtarisht i pandehur nën akuzat për korrupsion, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash.
Bashkë me të, është përfshirë në hetime edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.









