Arlind Qori kritikon ashpër Kodin e ri Penal/ ’Neni 235 është për shtet diktatorial, jo për BE’

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, kritikoi ashpër nenin e propozuar 235 në Kodin e ri Penal, sipas të cilit dënohen me deri në 4 vite burg personat që tallen me figurat politike dhe institucionet kryesore të vendit.

Qori theksoi se nëse ky nen miratohet, ai do të jetë në kundërshtim me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pasi sipas tij, ligje gjenden dhe zbatohen vetëm në shtete diktatoriale dhe jo në demokratike.

Ky pushtet po luan mendsh! Imagjinoni, në Kodin e ri Penal po propozojnë në nenin 235 deri në ‘4 vite burg kush guxon dhe tallet me institucionet kryesore’, si Presidenca dhe Këshilli i Ministrave. Pra, nëse dikush nga ne tallet me Bajram Begaj, me Edi Ramën, me ministrat dhe me deputetët, mund të shkojë dhe të dënohet deri në 4 vite burg. Sigurisht, kjo është çmenduri! Dhe unë nuk e di si do të justifikohet ky nen në kuadrin e integrimit në Bashkimin Evropian. Këto janë ligje që mund t’i gjesh vetëm në shtete diktatoriale,” tha Qori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *