Aktori i njohur kritikon Trumpin pas samitit: Qëndrimin e kishe si fans i Putin, prisja t’i merrje autograf

Ish-guvernatori i Kalifornisë dhe aktori i njohur hollivudian, Arnold Schwarzenegger, i është bashkuar zërit kritik ndaj presidentit amerikan Donald Trump, pas takimit të këtij të fundit me homologun rus Vladimir Putin në samitin e Alaskës.

Në një reagim publik, Schwarzenegger e cilësoi Trump si një ‘fans të Putinit’, duke shtuar se sjellja e tij në konferencën e përbashkët ishte e ‘sikletshme’.

President Trump, sapo pashë konferencën për shtyp me Vladimir Putin dhe ishte e turpshme. Ti ishe aty si një makaronë e bardhë, si një fans i tij. Po pyesja veten se kur do t’i kërkoje një autograf,” tha ai me ironi.

Duke e krahasuar me qëndrimet e forta të ish-presidentit Ronald Reagan, Schwarzenegger i kujtoi Trumpit momentin historik kur Reagan i kërkoi Mihail Gorbaçovit të rrëzonte murin e Berlinit.


Ti je president i Shteteve të Bashkuara, nuk duhet të sillesh kështu. Ku shkoi forca e Ronald Reaganit kur i tha Gorbaçovit ‘Rrëzo murin e Berlinit’?”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *