Arsenali e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në Premier League, duke marrë një fitore të rëndësishme në transfertën e vështirë ndaj Manchester United.
Vendasit e nisën më mirë takimin dhe rrezikuan që në minutën e 6-të me Bryan Mbeumon, por portieri David Raya reagoi në kohë duke shpëtuar portën.
Në minutën e 13-të, ‘Topçinjtë’ zhbllokuan sfidën pas një goditjeje këndi, ku Riçardo Calafiori e dërgoi topin në rrjetë.
;Djajtë e Kuq’ kërkuan me ngulm barazimin, por nuk ia dolën ta konkretizonin. Mason Mount pati një mundësi të mirë në minutën e 30-të, ndërsa Bruno Fernandes u ndal nga mbrojtja e ‘topçinjve në minutën e 57-të.
Në fund, Arsenali largohet me tre pikë nga Old Trafford. Në javën e ardhshme, skuadra e Artetës do të presë Leeds United, ndërsa Manchester United do të ketë një transfertë ndaj Fulhamit.









