Dy avionë u përplasën mëngjesin e sotëm gjatë lëvizjes në pistën e aeroportit të Mançesterit. Sipas burimeve lokale fatmirëisht nuk ka viktima dhe as të lënduar.
Incidenti, që shkaktoi panik për disa minuta, ndodhi rreth orës 06:30 (me orën lokale) kur një avion i kompanisë EasyJet goditi aeroplanin tjetër. Dy avionët kishin destinacion njëri Parisin dhe tjetri Gjilbratarin.
Për arsye sigurie, funksionimi i aeroportit u ndërpre përkohësisht, ndërsa inspektimet treguan se dëmet ishin të vogla.
Pasagjerët u zbarkuan dhe u dërguan në terminal, ndërsa EasyJet siguroi avionë zëvendësues dhe kupona pijesh për pasagjerët që prisnin për t’i kompensuar ata.
Tynisha Chaudhry, pasagjere e fluturimit për në Gjibraltar, e përshkroi përplasjen për BBC-në si ‘një goditje të tmershme’ të ngjashme me një aksident rrugor. “E ndjemë gjithë avionin të dridhej”, tha ajo, duke shtuar se ‘shumë automjete zjarrfikëse’ dhe ekipe sigurie mbërritën menjëherë në vendngjarje.
EasyJet konfirmoi incidentin, duke theksuar se siguria e pasagjerëve dhe e ekuipazhit mbetet ‘prioriteti më i lartë’ i kompanisë.
Two EasyJet planes collided wing-to-wing while taxiing at Manchester Airport, forcing a brief halt to flights.
— BPI News (@BPINewsOrg) August 15, 2025
No injuries reported, but passengers faced delays as safety checks were carried out. #ManchesterAirport #EasyJet pic.twitter.com/gMOhmvQf6R









