VIDEO/ Balluku inspekton punimet në aksin Berat-Ballaban: Përfundon brenda vitit

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi sot punimet në aksin rrugor Berat–Ballaban, ku njoftoi se projekti ka arritur 52% të realizimit.

Sipas saj, është përfunduar pjesa më e vështirë e punimeve, çka hap rrugën për përparim më të shpejtë.

Ecuria e kësaj kontrate ka arritur 52%. Kemi hequr volumet më të vështira, si hapja e gërmimeve dhe sigurimi i skarpateve, që na merr më shumë kohë. Pjesa e mbetur do të ecë shumë më shpejt,” deklaroi Balluku, duke lënë të kuptohet se projekti finalizohet brenda këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *