Gazetari, Arlind Imeri, thekson se Kosova në arenën ndërkombëtare është e izoluar.
Ai shton se BE po i jep një ‘shuplakë’ Albin Kurtit, me synimin që ky i fundit të formojë qeverinë sa më shpejt.
“Jemi të izoluar. BE ndaloi të gjitha takimet brenda qeverisë. Mendoj më shumë që ka qenë një shuplakë ndaj z.Kurtit, për ta kuptuar dhe për të reaguar më shpejt në themelimin e institucioneve. Raporte me SHBA nuk janë më të mirat të mundshme. Me ambasodirin gjerman po e njëjta situatë. Në arenën ndërkombëtare, Kosova fatkeqësisht është e izoluar dhe kemi sanksione nga BE. Janë me miliona euro të bllokuara si pasojë e veprimeve të z.Kurti në qeverinë e kaluar.”, tha Imeri.









