Berisha për situatën e zjarreve në vend: Përgjegjësi kryesor është Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp, thekson se qeveria është përgjegjësi kryesor për situatën e rëndë të zjarreve në vend.

Berisha tha se autoritetet nuk kanë treguar asnjë preokupim për zjarret që janë përhapur masivisht në të gjithë vendin.
Ai shtoi se zjarrvënësit duhet të marrin dënimin më të madh.

Qeveria është narkoqeveri. Këshilli i Sigurisë Kombëtare është narko, nuk ka preokupim qeveria për këto që ndodhi. 
Edi Rama kalon nga kërcënim në një tjetër dhe unë absolutisht dënoj me forcën më të madhe, si një kriminel të shëmtuar atë që vë me qëllim zjarrin.
Por edhe zjarrvënia pa qëllim, kërkon që çdo qytetar, në çdo akt dhe në çdo hap të ketë parasysh që të mos krijojë, sepse është një natyrë e ndezur.
Kështu që në këtë kontekst, mbaj si përgjegjës kryesor të kësaj katastrofe, Edi Ramën, vjedhjet e tij. 
Natyrisht temperaturat e larta janë terreni i kësaj që po ndodh dhe shpirti kriminal i individëve të caktuar që luajnë me zjarrin është ai që inicion, ndez zjarrin dhe ata meritojnë dënimin më të madh.
”, tha Berisha. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *