Berisha reagon për rrethimin e News 24/ ‘Solidarizohem me punonjësit dhe gazetarët e këtij institucioni’

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale për rrethimin e televizionit News 24 nga efektivët e policisë, duke shprehur solidaritet të plotë me gazetarët dhe punonjësit e këtij institucioni.

Partia Demokratike duke shprehur solidaritetin më të plotë me gazetarët dhe të gjithë punonjësit e News24 dënon me forcën më të madhe aktin hakmarrës primitiv prej xhelati të fjalës së lirë të Ramaduros dhe kërkon largimin e menjëhershëm të forcave policore nga territori i Televizionit News24, lirimin e menjëhershëm të sinjalit të këtij televizioni.” tha Berisha.

Ai theksoi se ky veprim është një akt hakmarrjeje nga ana e kryeministrit Edi Rama ndaj raportimeve të pavarura.

Duke prerë në mënyrë brutale sinjalin e News24 në një akt hakmarrje primitive ndaj këtij televizioni, Edi Rama kërkon e mbrohet nga lajmi i paanshëm, debati i hapur dhe kritikat e bazuara ndaj tij dhe narkoqeverisë së tij dhe investigimet e guximshme gazetarëve të këtij televizioni të lidhjeve të tij dhe ministrave të tij me krimin dhe drogën dhe aferave të tyre korruptive.” shton ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *