Reagimi i Berishës për samitin e Alaskës: Përfundoi pa marrëveshje, por u arrit progres i madh

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas samitit të djeshëm në Alaska midis presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Berisha theksoi se, edhe pse takimi përfundoi pa marrëveshje konkrete, sipas tij u arrit një progres i madh drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.

Alaska një samit historik.

Miq, samiti i djeshëm në Alaska midis Presidentit të SHBA Donald Trump, njeriut më të fuqishëm të planetit me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin ishte historik për këtë kohë lufte. Samiti pas tre orësh bisedime përfundoi pa marrëveshje, por me ‘progres shumë të madh’ deklaroi Presidenti Trump në konferencën e përbashkët për shtyp me Vladimir Putin (foto nga Reuters). Kjo nënkupton se Samiti ka shënuar një kthesë të mundshme në rrugën drejt armëpushimit dhe marrëveshjes përfundimtare midis palëve.”, shkruan Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *