Braçe vijon denoncimin për firmat piramidale/ ‘Dy kompani po grabisin paratë e qytetarëve’

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka vijuar denoncimet për dy kompani, që sipas tij janë firma piramidale online.

Ai thekson se këto dy kompani po mashtrojnë qytetarët me investime në kriptovaluta, dhe u bën thirrje të gjithëve për vigjilencë.

Dy kompanitë në fjalë, për të cilat kanë reaguar dhe autoritetet, sipas Braçes tani kanë ndërprerë daljen nga platforma, duke mos lejuar që të marren pas paratë e investuara.

Xuexa ju nderpret viktimave daljen nga platforma dhe terheqjen e parave-nga dje kjo!

Pra te gjithe ata nga Divjaka e Lushnja qe kane tentuar te dalin dje e sot nga xuexa e kane te pamundur te dalin dhe te terheqin parate;

Te kalojne nga muri i tyre ne platforme parate ne binance e te vijojne per te terhequr cashin ne Kosove! (Albin di gje ti per kete?).

Shenja e dyte me e qarte e piranides eshte kjo!

E mbani mend rrapushin manual? Tregojuani femijeve qe te binden me në fund!

Per banoret e divjakes e lushnjes qe jane zhytur ne kete piramide online kam tani kete lutje:

Dje ne mbremje, pasi ju ndaluan te dilni nga xuexa, ne telegram ju njoftuan per grup te ri dhe platforme te re ku do te transferohen parate tuaja!

Mooooooos e hani edhe kete genjeshter!

Boooooll ju kane genjyer e grabitur! Boooooll!

Nje thirrje kam  per policine e shtetit-krimin kibernetik e ate ekonomik e financiar, prokurorine e fierit, tiranes, spakun gjithashtu:

Nxitoni, nxitoni, njerezit e xuexa jane ende ne divjake e tirane; veproni se mijera njerez po grabiten!”, shkruan Braçe në postimin e tij në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *