‘Nuk i përgjigjem të pandehurve’/ Dumani për 7 pyetjet e Veliajt: Po hetojmë fakte të tjera penale

Kryeprokurori Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët ditën e sotme, ka reaguar pasi kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës i drejtoi publikisht shtatë pyetje një ditë më parë.

Dumani theksoi se nuk u përgjigjet të pandehurve, duke shtuar se po hetohen edhe fakte të tjera penale lidhur me Veliajn.

Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale. Dosja Veliaj është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale“, tha Dumani.

Ndërkohë, pyetjet që Veliaj i drejtoi SPAK-ut ditën e djeshme kishin në thelb: Nesti Angonin, sipas tij një person anonim që ka bërë kallëzim për të në organin e akuzës; pse të gjitha gjyqtaret zonja që merren me dosjen e tij japin dorëheqjen; konflikti i interesit midis tij dhe Olsi Dados; si dhe pse nuk hetohet rrjedhja e sekretit hetimor në media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *