Kampi i Partisë Demokratike, pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, po përjeton një krizë të thellë politike.
Ish-nënkryetari i PD, Edmond Spaho, i lënë jashtë listës së sigurt, vijon kritikat ndaj drejtimit aktual të partisë.
Spaho theksoi se PD duhet të shkëputet nga mentaliteti primitiv dhe t’i japë zgjidhje problemeve të qytetarëve. Ai shtoi se ndryshimi i lidershipit është i domosdoshëm në këtë periudhë krize që po kalon partia.
“Opozita duhet te jete ne Parlament. Ajo duhet te shkeputet nga mentaliteti primitiv politik i bojkotit dhe perballjes fizike me maxhorancen ne Parlament.
Ajo duhet te jete alternative zgjidhjesh per problenet me te cilat perballet shoqeria jone.
Ndryshimi i lidershipit per te garantuar ndryshimin ne qasjen politike eshte imperativ.”shkroi Spaho në një postim në Facebook.









