BE reagon ashpër pas sulmit ‘të rëndë rus’ në Kiev/ ‘Kremlini do të ketë pasoja’

Mbrëmjen e djeshme, një sulm masiv raketor rus goditi kryeqytetin ukrainas, Kiev, duke shkaktuar të paktën 20 të vrarë dhe mbi 150 të plagosur. Mes godinave të dëmtuara ishin edhe zyra të Bashkimit Evropian, duke nxitur reagime të menjëhershme nga vendet perëndimore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi sulmin “terrorizëm shtetëror” dhe bëri thirrje për dërgimin urgjent të sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e dënoi sulmin, duke thënë se “goditja e civilëve dhe e objekteve ndërkombëtare është e papranueshme dhe do të ndëshkohet”. Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti sulmin “akt terrori dhe barbarizmi”, ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi se

Rusia po tregon fytyrën e saj të vërtetë dhe nuk do të mbetet pa pasoja”. Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se “sulmet ndaj civilëve janë sabotim i hapur i shpresave për paqe” dhe Londra thirri ambasadorin rus për t’i kërkuar shpjegime.

Nga Shtetet e Bashkuara, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Donald Trump nuk ishte i lumtur, por as i befasuar nga sulmi, dhe konfirmoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, duke theksuar se sulmet e Rusisë ndaj civilëve nuk do të mbeten pa përgjigje.

Organizata e Kombeve të Bashkuara e cilësoi sulmin shkelje të rëndë të së drejtës humanitare dhe bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve.

Ky sulm ka rritur tensionet në rajon dhe shton presionin mbi aleatët perëndimorë për të forcuar mbështetjen ushtarake dhe ekonomike ndaj Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *