‘Banda e Ballukut grabiti votën e qytetarëve’/ Bardhi publikon videon e re

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka nxjerrë pamje të reja filmike, ku sipas tij, ‘komisionerë dhe vëzhgues që përfaqësonin siglën e PS, kontrollonin dhomën e fshehtë se si votonin qytetarët’.

Sipas Bardhit, këto pamje filmike i përkasin njësisë administrative të Kute, Bashkia Mallakastër.

EPISODI 7 / VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE

Rastet e përsëritura të kontrollit masiv të votës në çdo qendër votimi, njësi administrative dhe bashki të qarkut Fier janë dëshmi flagrante se kemi të bëjmë me një skemë të mirëorganizuar kriminale të bandës elektorale të Belinda Ballukut. 

Pamjet më poshtë i përkasin qendrës së votimit 3242, njësia administrative Kute, bashkia Mallakastër, në të cilat shfaqin 69 raste, ku komisionerë, vëzhgues apo patronazhistë të Partisë Socialiste votojnë në vend të qytetarëve apo kontrollojnë mënyrën se si ata votojnë. 

Ajo që duhet të shërbente si qendër votimi ku qytetarët shprehin lirisht vullnetin për përfaqësuesit e tyre në Parlament, është shndërruar në një skenë krimi, me organizatore Belinda Ballukun dhe ekzekutues bandën e saj elektorale. 

Shkelja e fshehtësisë së votimit dhe votimi më shumë se një herë janë krime të dënueshme deri në 3 vjet burg, por fatkeqësisht organet e hetimit vazhdojnë të heshtin përballë akteve më të shëmtuara në paligjshmërinë e tyre në historinë 35-vjeçare të zgjedhjeve në Shqipëri.”, shkroi Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *