Zbulim i veçantë/ Çfarë tregon gishti i madh për trurin e njeriut?

Nëse ndonjëherë do të shikoni dorën e dikujt, kushtojini vëmendje gishtit të madh.

Sipas një studimi të ri nga shkencëtarët e Universiteteve të Reading dhe Durham, ai mund të tregojë më shumë rreth trurit sesa mund të mendoni.

Studiuesit zbuluan se ekziston një lidhje e fortë mes gjatësisë së gishtit të madh dhe madhësisë së trurit.

Për këtë, ata analizuan 95 lloje primatësh, nga shimpanzetë, gorillat dhe orangutanët, deri te specie tashmë të zhdukura, si Australopithecus afarensis dhe Homo neanderthalensis. Rezultati ishte i qartë: sa më i zhvilluar gishti i madh, aq më i madh edhe truri.

Studiuesit shpjegojnë se gishti i madh dhe truri nuk janë zhvilluar veç e veç, por së bashku, për miliona vjet.

Kur paraardhësit tanë nisën të përdornin vegla dhe të manipulonin objekte me specifike truri u zgjerua për të mbështetur këto aftësi të reja.

Siç thotë drejtuese e studimit, dr. Joanna Baker: “Këto aftësi u përsosën gjatë miliona viteve të evolucionit të trurit”.

Një tjetër zbulim interesant është se lidhja më e fortë nuk ishte me trurin e vogël (cerebellum), që kontrollon lëvizjen dhe koordinimin, por me neokorteksin, pjesa e trurit që lidhet me mendimin, vetëdijen dhe përpunimin e informacionit shqisor.

Ky rezultat hap rrugë të reja për të kuptuar se si shkathtësia fizike ka ndikuar në zhvillimin e inteligjencës njerëzore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *