Greqi/ Aksidenti i trefishtë në ‘Autostradën Egnatia’, humbin jetën 3 persona

Një aksident i rëndë me tre të vdekur dhe dy të plagosur ndodhi pasditen e sotme në Greqi  në ‘Autostradën Egnatia’.

Sipas burimeve lokale janë përplasur tre automjete mes tyre dy makina private dhe një kamionçinë

Përplasja qe shumë e fortë sa tre automjetet u përfshinë nga flakët e zjarrit pas përplasjes, duke shkaktuar djegien e tre nga katër pasagjerët e njërës makinë ndërsa edhe shoferi raportohet se është plagosur rëndë.

Drejtuesi i kamionçinës po ashtu mbeti i plagosur rëndë, ndërsa katër persona të tjerë të përfshirë në aksident u transportuan në spital me plagë të lehta. Zjarri përfshiu edhe zonën përreth autostradës, duke djegur sipërfaqe bujqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *