Hillary Clinton: Nëse ndal luftën në Ukrainë, Trump meriton Çmimin Nobel

Rivalja e presidentit aktual te SHBA-së në zgjedhjet e 2015, Hillary Clinton ka bërë një deklaratë të habitshme ku shprehu se do ta mbështeste Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen, nëse ai arrin ta ndalë luftën në Ukrainë pa bërë lëshime ndaj Rusisë.

Ish-kandidatja demokrate, e njohur për kritikat e saj ndaj Trump, theksoi se do ta konsideronte seriozisht nominimin, nëse Trump arrin të përmbushë këtë mision pa lejuar që Ukraina të humbasë territorin e saj.

Deklarata vjen ndërsa Trump udhëton drejt Alaskës për bisedime potencialisht vendimtare me presidentin rus Vladimir Putin, me shpresën për të përmbyllur luftën që ka tronditur Evropën për më shumë se tre vjet.

Ai vetë është shprehur i sigurt se një marrëveshje është e mundur, duke vlerësuar gjasat e suksesit në 75%.

Kjo deklaratë nga Clinton përfaqëson një kthesë të habitshme në marrëdhëniet mes dy rivalëve historikë të politikës amerikane dhe një sinjal të qartë se, përtej kundërshtive personale, paqja mund të tejkalojë gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *