Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca kanë shprehur gatishmërinë për të riaktivizuar sanksionet ndaj Iranit, nëse nuk arrihet një zgjidhje për programin bërthamor deri në fund të këtij muaji.
Sipas Financial Times, ministrat e jashtëm të tre vendeve paralajmëruan se, nëse Irani nuk pranon një zgjidhje diplomatike para fundit të gushtit, do të aktivizojnë mekanizmin ndërkombëtar të sanksioneve.
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Vandeful, homologët e tij francez, Jean-Noel Barrot, dhe britanik, David Lamy, theksuan se janë të përkushtuar për një zgjidhje diplomatike dhe do të vazhdojnë konsultimet me Iranin për të arritur një marrëveshje.









