Një 32-vjeçar në Kurbin është arrestuar nga policia për arsye se mbushi oborrin e shtëpisë me kanabis.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se ditën e sotme është finalizuar aksion e koduar ‘Koordinata’ në Kodër-Shullaz, ku kapën në flagrancë të arrestuarin teksa kujdesej për lëndën narkotike.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve që po kryejnë në kuadër të planit operacional ‘Koordinata’, duke përdorur dhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Kodër Shullaz. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës”, shpjegoi policia.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Policia paralajmëroi se operacioni policor antikanabis ‘Koordinata’ vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit. hetimet e rastit i kaluan prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.
https://www.facebook.com/share/v/19jBKqcq65/








