Para takimit Trump–Putin/ Lavrov mbërrin në Alaska me simbolin e Bashkimit Sovjetik

Pak orë para takimit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, qyteti amerikan Anchorage i Alaskës po përgatitet të presë samitin e rëndësishëm, me zyrtarë nga të dyja palët që mbërrijnë për përgatitjet.

Një video e publikuar nga agjencia ruse TASS tregon ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, teksa hyn në një hotel ku do të qëndrojë gjatë takimit, i veshur me një bluzë sportive ku shkruhej ‘CCCP’.

Kjo shkurtesë i referohet Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), duke tërhequr vëmendje ndërsa përgatitjet për takimin historik midis dy liderëve të dy vendeve.

Samiti mes presidentit të SHBA-së dhe homologut të tij rus do të zhvillohet në orën 11:00 me kohën lokale (21:00 me orën shqiptare) në Anchorage, sipas njoftimit përfundimtar të Shtëpisë së Bardhë, e cila bëri të ditur gjithashtu se presidenti amerikan Donald Trump do të niset në orën 6:45 me kohën lokale (12:45 me orën shqiptare) dhe do të largohet po atë ditë në orën 17:45 sipas orës së Alaskës.

Në një artikull të saj, gazeta The Guardian rendit pesë çështje kyçe që, nëse nuk zgjidhen, do ta bëjnë pothuajse të pamundur arritjen e një marrëveshjeje të plotë paqeje. Këto përfshijnë pretendimet territoriale, garancitë e sigurisë, sanksionet ndërkombëtare dhe ekonominë, krimet e luftës dhe dëmshpërblimet, si dhe një sërë çështjesh të tjera praktike që vazhdojnë të ndajnë palët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *