‘Më pak ndotje, më shumë gjelbërim’/ Rama ndan pamje të reja për lirimin e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama, me një postim në rrjetet sociale ka ndarë pamje të reja për aksionin e lirimit të hapësirave publike.

Rama thekson se ky proces do të sjellë më shumë gjelbërim dhe më pak ndotje. Ai shton se kjo nismë do të formalizojë ekonominë.

Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE”, shkroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *