Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi sot se Rusia do të ndalë luftën në Ukrainë, vetëm kur të mos jetën në gjendje ta vazhdojë për arsye ekonomike dhe ushtarake.
Merz shtoi se përpjekjet përgjatë javëve të fundit për të ndaluar luftën në Ukrainë, Kremlini u përgjigj me agresion më të lartë.
“Të gjitha përpjekjet e javëve të fundit u përballën me një qasje më agresive nga ky regjim në Moskë kundër popullsisë në Ukrainë. Kjo gjithashtu nuk do të ndalet derisa të sigurojmë së bashku që Rusia, të paktën për arsye ekonomike, dhe ndoshta për arsye ushtarake, të mos jetë më në gjendje ta vazhdojë këtë luftë.“, tha Merz, gjatë një aktiviteti të partisë së tij në Renaninë Veriore-Vestfali.









