Ministri i Transportit i Turqisë është gjobitur për tejkalim të kufirit të shpejtësisë, pasi publikoi një video ku shihej duke ngarë makinën me 225 km/h në autostradë, gati dyfishi i kufirit të lejuar.
Pamjet ngjallën tallje dhe kritika të ashpra në rrjetet sociale, duke e detyruar ministrin të kërkonte falje publike.
Videoja, e shoqëruar me muzikë popullore dhe me fragmente nga një fjalim i presidentit Rexhep Tajip Erdogan që lavdëronte projektet infrastrukturore të qeverisë, tregonte matësin e shpejtësisë së makinës së ministrit Abdulkadir Uraloğlu teksa ‘fluturonte’, ndërsa automjeti i tij parakalonte të tjerë në korsinë e shpejtësisë në autostradën Ankara–Nigde.
Më pas, policia rrugore i vendosi një gjobë prej afro 240 eurosh për shkeljen e kufirit të shpejtësisë, rreth 50 kilometra larg kryeqytetit Ankara.
Përballë reagimeve të shumta, Uraloglu publikoi në platformën X një foto të gjobës së marrë, duke shkruar: “Kërkoj ndjesë ndaj kombit”.
Në autostradat turke, kufiri maksimal i lejuar është 140 km/h. Vetëm vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare, 6.351 persona humbën jetën në rreth 1,5 milionë aksidente rrugore në vend.
Ulaştırma ve Altyapı Bakanı Abdulkadir Uraloğlu, Ankara-Niğde Otoyolu'nda saatte 224 kilometre hızla gittiği anları sosyal medya platformu üzerinden paylaştı. pic.twitter.com/M1KcnYTgsN
— ajansör (@ajansortv) August 25, 2025









