SHBA/ NASA largon 20% të stafit, rreth 3.870 punonjës preken nga masat

NASA ka njoftuar largimin e afro 20% të stafit të saj, që përkthehet në rreth 3.870 punonjës. Lajmi u bë publik të premten, më 25 korrik, duke shkaktuar reagime të forta brenda dhe jashtë agjencisë.

Ndërkohë, autoritetet tw ‘SPACE’ sqaruan se ky numër mund të ndryshojë në ditët në vijim, por gjithsesi parashikohet që numri total i të punësuarve në NASA të bjerë në rreth 14.000.

Për momentin, nuk janë bërë publike detaje mbi sektorët apo fushat e specializimit që do të preken nga këto shkurtime.

Lajmi ka ndezur një valë pakënaqësie mes punonjësve të agjencisë, të cilët, sipas raportimeve të ‘Space’, i kanë kërkuar Kongresit amerikan të ndërhyjë për të ulur presionin ndaj NASA-s.

Ata e akuzojnë drejtimin aktual të NASA-s se po dëmton rëndë rolin udhëheqës të SHBA-së në fushën e hapësirës dhe të shkencës.

Në shenjë proteste, punonjës të agjencisë organizuan më 20 korrik një tubim përballë Muzeut Kombëtar të Aeronautikës dhe Hapësirës ‘Smithsonian’, pikërisht në përvjetorin e uljes së parë të njeriut në Hënë.

Duke kundërshtuar shkurtimet buxhetore dhe pushimet masive nga puna, ata brohoritën: “Jemi këtu sepse NASA është nën sulm. Dhe ne jemi mbrojtja e saj.” Aspra News-CNN.gr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *