Qindra mijëra protestues izraelitë u mblodhën sonte në Tel Aviv për t’i kërkuar qeverisë së Netanyahut një marrëveshje për armëpushim në Gaza, e cila sipas tyre do të garantonte lirimin e pengjeve.
Sipas mediave lokale ky tubim është një nga më të mëdha që është zhvilluar në Izrael që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023.
“Sillini të gjithë mbrapsht!”, “Ndaloje luftën!”, brohoriste turma e madhe që ishte mbledhur në një shesh simbolik të Tel Avivit, ku familjet e pengjeve prej gati dy vitesh mblidhen shpesh herë për të kërkuar lirimin e të afërmve të tyre që mbahen nga organizata relebele e Hamasi në Gaza.
Forumi i familjeve të pengjeve, që organizoi këtë mobilizimi të qytetarëve izraelitë, e vlerësoi numrin e protestuesve në afro 500.000.









