Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u shfaq i penduar për sulmet e ushtrisë në spitalin Naser në Khan Younis të Gazës mëngjesin e sotëm, nga të cilat u vranë 20 palestinezë, mes tyre pesë gazetarë.
Ndërsa po rritet dënimi ndërkombëtar për sulmin, zyra e Benjamin Netanjahut në një deklaratë shprehu ‘dhimbje të thellë’ për dhe e cilësoi këtë ngjarje një aksident tragjik.
“Izraeli shpreh keqardhje të thellë për aksidentin tragjik që ndodhi sot në spitalin Naser në Gaza. Izraeli vlerëson punën e gazetarëve, të personelit mjekësor dhe të gjithë qytetarëve. Autoritetet ushtarake po zhvillojnë një hetim të plotë”, thuhet në deklaratën e tij të publikuar në platformën X.
“Lufta jonë është kundër terroristëve të Hamasit. Qëllimet tona të drejta janë shkatërrimi i Hamasit dhe kthimi i pengjeve tanë në shtëpitë e tyre”, shtohet në deklaratë.
Israel deeply regrets the tragic mishap that occurred today at the Nasser Hospital in Gaza.
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) August 25, 2025
Israel values the work of journalists, medical staff, and all civilians. The military authorities are conducting a thorough investigation.
Our war is with Hamas terrorists. Our just…









