Netanyahu këmbëngul për pushtimin e Gazës: Është rruga më e shpejtë për t’i dhënë fund luftës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një konferencë për shtyp me media ndërkombëtare sot, theksoi se pushtimi i Gazës është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës.

Plani për të pushtuar Qytetin e Gazës është mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund luftës,” tha Netanyahu.

Ai u zotua se popullsia civile nuk do të dëmtohet, por sipas tij do të transferohet në zona të sigurta.

Ne do ta bëjmë këtë duke lejuar së pari popullsinë civile të largohet në mënyrë të sigurt nga zonat e luftimeve dhe të transferohet në zona të caktuara sigurie, ku do t’u ofrohet ushqim, ujë dhe kujdes mjekësor i bollshëm, siç kemi bërë edhe më parë,” shtoi ai.

Netanyahu gjithashtu përmendi pesë kushte që Izraeli vendos për përfundimin e konfliktit në Gaza, mes tyre: 1. Eleminimi i Hamasit, 2. Lirimi i të gjitha pengjeve, 3. Demilitarizimi i Gazës, 4. Kontrolli i sigurisë së enklavës palestineze nga Izraeli dhe 5. Bashkëpunimi i figurave politike që përfaqësojnë Gazën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *