‘Pse ia merr lekët?’/ Braçe përplaset me qytetarin që u merr para banorëve kur parkojnë në rrugë

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka denoncuar një abuzim pranë shkollës ‘At Zef Pllumi’, ku hapësira publike përdorej si parking privat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe tregon një person që u merrte para qytetarëve që parkonin në atë hapësirë, e cila sipas tij nuk është pronë private, por publike.

Njerëzit më të padurueshëm në këtë qytet janë hilebërësit. Bënë sikur u bindën, por ja që kane hequr barrierat e çdo darkë parkojnë makina, bëjnë lekë prej tyre.

Ndërkohë, akoma u marrin leke njerëzve që parkojnë në anë të rrugëve, si këtu. Do lusja çdo institucion t’i jepte fund njëherë e mirë këtij abuzimi që bezdis pafund njerëzit këtu, madje duke marrë edhe lekë. Unë s’e kam problem çdo ditë ta bëj këtë, por është puna juaj, madje  pabërë apo duke lejuar këtë, cenon besimin e qytetarëve tek institucionet”, shprehet Braçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *