Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, vizitoi sot kopshtin dhe çerdhen “Univers” pas një periudhe rikonstruksioni, të cilat këtë vit do të hapin dyert për mijëra fëmijë.
Suli theksoi se infrastruktura arsimore mbetet fokusi kryesor i administratës vendore. Ai shtoi se si kopshti, ashtu edhe çerdhja “Univers” janë ndërtuar sipas standardeve europiane.
“Për herë të parë, këtë shtator, në kompleksin Univers City në Laknas, hap dyert kopshti dhe çerdhja ‘Univers’ e ndërtuar me standarde europiane, me ushqim, fjetje dhe kushte moderne për të vegjëlit tanë.
Infrastruktura arsimore mbetet fokusi ynë kryesor si investim në të ardhmen e fëmijëve dhe qytetit tone”shkroi Suli në një postim në Facebook.









