‘Kemi hudhrën me vete, do na shkojë mirë’/ Rama ironizon kryebashkiakun demokrat

Kryeministri, Edi Rama, prezantoi sot planin për menaxhimin e plazheve, duke u fokusuar edhe te fenomeni i shezlongëve, ku paralajmëroi se kjo veprimtari nuk do të tolerohet më.

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te Kavaja, ku theksoi se pritet një bashkëpunim i sinqertë për të frenuar ndërtime të reja që po zënë hapësirën e pishave.
Shpresoj të na bashkohet edhe Kavaja demokratike… Ka ardhur kryetari i bashkisë së Kavajës këtu? Rrofsh, hudhrën e paskemi me vete, do të na shkojë mirë”, u shpreh ai, duke ironizuar kryetarin e bashkisë, Fisnik Qosen.

Rama shtoi se shumë shpejt do të publikohet plani i ri për bregdetin, ku disa plazhe do të kalojnë nën administrimin e plotë të bashkive, ku sipas tij dy prej tyre tashmë janë të përcaktuara në Ksamil dhe Dhërmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *