‘Ndërtuesit që shkelin lejen, në listën e zezë’/ Rama: Arkitektët me përgjegjësi ligjore nëse devijojnë nga projekti

Kryeministri Edi Rama, teksa mori pjesë në prezantimin e një startup-i të krijuar nga të rinjtë për financimin në sektorin e ndërtimit, paralajmëroi masa të ashpra për ata ndërtues që shkelin lejen.

Ai theksoi se ndërtuesit që shkelin rregullat do të hyjnë në listën e zezë dhe, sipas tij, do të ketë masa të ashpra ndaj tyre.

Karrota nga njëra anë, shkopi nga ana tjetër. Në të kundërt, e kemi të pamundur; mund të humbasim një shans historik dhe s’do afrohet njeri për të financuar. Këto projekte të mëdha s’mund të realizohen siç duhet duke u mbështetur te shitja në gropë, te kleringu dhe te blerësit e rastësishëm brenda vendit. Listë e zezë për ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat, pamundësi për të marrë leje,” tha Rama.

Gjithashtu, Rama paralajmëroi edhe përgjegjësi ligjore për arkitektët nëse projekti devijon dhe nuk përputhet me lejen e dhënë.

“Ky është një problem që e kemi sot të shtruar në tryezë, si do të arrijmë që projektet ti realizojmë besnikërisht. Bëhet ajo punë bashkë me investitorët dhe ndërtuesit, bëhet ajo punë për ti filtruar dhe për t’i kaluar në procesin e aprovimit, i jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në një drejtim të paditur. Ndryshojnë edhe volume, këtu është detyra jonë ta adresojmë këtë problematikë përmes masave të reja ligjore, që do përfshijnë arkitektin si personin garant, që mban përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projektit. Kjo nuk është çështje masash ligjore, por vetëdije nga ana e investuesve dhe ndërtuesve për të aksesuar këtë treg të ri financiar që mund të bëhet një burim shumë i shpejtë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *