‘10 arrestime dhe 4 procedime penale’/ Rama tregon me video zjarrëvënësit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të policisë, ku shfaqen autorët e disa prej zjarreve në vend.

Sipas raportit, ai shkruan se janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët 10 janë arrestuar dhe 4 po ndiqen penalisht.

“Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve. 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht. Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *