Samiti i Alaskës nis me Ukrainën në krye të axhendës

Pa asnjë vonesë, nisi takimi i presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin menjëherë pas mbërritjes së tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaskë për takimin historik mbi Ukrainën.

Të dy udhëheqësit shkëmbyen duart kur u takuan në bazën ushtarake të dy buzëqeshur.

Trump, madje duartrokiti presidentin rus ndërsa i afrohej mbi tapetin e kuq.

Të dy udhëheqësit dukeshin se zhvillonin një bisedë miqësore, teksa presidenti Trump në një moment i shtriu dorën Putinit dhe i goditi pjesën e sipërme të dorës gjatë dorëzimit të saj.

Pas zbarkimit, Trump dhe Putin u futën në të njëjtën limuzinë të blinduar me destinacion vendin e takimit.

Sipas Sky News, presidenti i SHBA-ve mbërriti në bazën ushtarake para Vladimir Putin. Tashmë të dy liderat ndodhen në destinacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *