E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy Vanhorn, ka zhvilluar sot një vizitë në Kryeministri, e cila zgjati rreth 20 minuta. Takimi u zhvillua vetëm një ditë pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit nga Komisioni Rregullator i KQZ-së dhe në prag të prezantimit të kabinetit të ri qeveritar.
Ky moment, i vendosur mes mbylljes zyrtare të procesit zgjedhor dhe formimit të qeverisë së re, i jep vizitës një peshë të veçantë politike. Pas vendimit të KQZ-së, hapi i radhës është mbledhja e parë e Kuvendit, ku do të zhvillohet seanca e konstituimit, ndërsa më pas pritet prezantimi i kabinetit të ri nga Kryeministri i mandatuar.
Prania e diplomates amerikane në Kryeministri, në këtë fazë, shihet si një sinjal i interesit dhe mbështetjes së SHBA-së për vijimin e proceseve demokratike në vend dhe për tranzicionin institucional që do të pasojë









