‘Shtëpi me kredi’/ Ja sa ka shkuar borxhi i qytetarëve shqiptarë këtë vit

Në 6 muajorin e parë të ktij viti në vend u arrit në total 362 milionë euro kredi që qytetarët shqiptarë i kanë marrë hua për të blerë shtëpi.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, kjo shumë është më e larta në tre vitet e fundit.

Rritja vjetore e kredisë për banesa është më e larta e tre viteve të fundit”, thotë Banka e Shqipërisë.

Shkak për këtë rritje janë çmimet e larta të banesave në treg.

Kredia është mbështetur si nga kërkesa e lartë, në kushtet e çmimeve të larta të banesave në treg dhe nga normat e interesit në nivele të ulëta historike – ashtu dhe nga një përshpejtim i kërkesave për marrje kredie në prag të aplikimit të masave shtrënguese makroprudenciale në këtë segment”, thuhet në raport.

Kufizimi i Bankës së Shqipërisë për blerje banese parashikon që kur kredia kërkohet në lekë për të blerë banesën e parë, banka mund të japë deri në 85% të vlerës së pronës, ndërsa për shtëpinë e dytë e në vijim deri në 80%. Kurse për huanë në valutë tavanet do të jenë 75% dhe 70% në varësi të blerjes nëse është banesë e parë apo e dytë.

Për huatë në lekë kësti mujor nuk duhet të jetë më shumë se 40% e të ardhurave të kredimarrësit, ndërsa kur është në valutë ulet në 35%. Për të mos u prekur nga këto kufizime, qytetarët shtuan kërkesën për kredi para se vendimi të hynte në fuqi.

Nga ana tjetër vala e shtrenjtimit të pronave nuk pritet të ndalet, ndikuar edhe nga çmimet e reja të referencës që ka hedhur për konsultim publik Ministria e Financave që rrit çmimet për 60 bashkitë e bendit me përjashtim të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *