Numërimi mbrapsht për takimin mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskiy në Shtëpinë e Bardhë ka nisur, me presidentin amerikan që i kushton rëndësi edhe detajeve më të vogla.
Sipas Axios, stafi i Shtëpisë së Bardhë i ka kërkuar zyrtarëve ukrainas të konfirmojnë nëse presidenti i tyre do të veshë kostum gjatë vizitës në Zyrën Ovale, pasi veshja e tij në takimin e parë të dy liderëve në shkurt kishte qenë objekt diskutimi.
Trump ishte pakësuar nga uniforma ushtarake e Zelenskyt dhe e kishte quajtur ‘keq veshur’, ndërsa zyrtarët amerikanë kanë menduar se mungesa e kostumit kontribuoi në rezultatet takimin jo të mirë në muajin shkurt.
Sipas burimeve të Axios, Zelensky pritet të shfaqet në Shtëpinë e Bardhë me një xhaketë të zezë, të njëjtën që kishte veshur në Samitin e NATO-s në Holandë, në qershor të kaluar.
“Do të jetë stil kostumi, por jo kostum i plotë,” tha një burim.
Më herët, kjo zgjedhje veshjeje kishte kënaqur Trump-in, sipas zyrtarëve amerikanë. Samiti i NATO-s ishte hera e parë që Zelenskiy vishte xhaketë profesionale pas pushtimit të vitit 2022, dhe Trump ishte i kënaqur me pamjen e tij.
“Zelenskiy erdhi si një njeri normal, jo i çmendur, dhe ishte i veshur si dikush që duhet të jetë në NATO. Kështu, biseda ishte e mirë,” tha një zyrtar amerikan për Axios.
Debati për kravaten dhe pritshmëritë e Trump
Një këshilltar i Trump u shpreh me shaka se ‘do të ishte një shenjë e mirë për paqen’ nëse Zelensky do të vishte kostum, por shtoi se nuk pritet të ndodhë.
“Do të ishte e mrekullueshme nëse do të vinte edhe kravatë, por nuk e presim,” tha një tjetër këshilltar.
Sipas zyrtarëve amerikanë, nënkryetari Pence ishte më i irrituar se Trump nga pamja dhe qëndrimi i Zelenskiyt në Zyrën Ovale.
“Çështja e kravates ishte problem i JD kur ndodhi për herë të parë,” thanë ata.
Trump është i njohur për vëmendjen që i kushton pamjes, sipas tij, një lider botëror duhet të veshë kostum. Por pakënaqësia e tij ndaj Zelensky nuk ishte vetëm për veshjen, thonë këshilltarët.









