Si të jetosh mirë pa u stresuar? 3 këshilla që funksionojnë vërtet

Neuroshekncëtari i njohur Richard Sima, në një shkrim për Washington Post, thotë se për të pasur një jetë më të mirë, sipas tij ekzistojnë dy zgjidhje.

Zgjidhja e parë është se jeta e mirë gjendet në rehati, kënaqësi, gëzim dhe mungesë të theksuar të pikëllimit. Zgjidhja e dytë është se një jetë e mirë është kur mbizotërojnë objektivat që njeriu i vendos vetes për të arritur qëllime të ndryshme.

E para thotë se një jetë e mirë është një jetë e lumtur, e krijuar nga ndjekja e rehatisë dhe kënaqësisë, me më shumë gëzim sesa pikëllim. E dyta thotë se një jetë e mirë është një jetë me kuptim, e bazuar në qëllime, marrëdhënie dhe përmirësimin e botës,” shpjegon Sima.

Megjithatë, kohët e fundit studiuesit kanë propozuar një zgjidhje të tretë: një jetë e mirë është edhe ajo ku njeriu kërkon përvoja të reja. Ata theksojnë se kjo mund të sjellë pasoja negative psikologjike, por përvojat e reja e bëjnë njeriun më të hapur dhe më fleksibël mendërisht.

Një jetë psikologjikisht e pasur është një jetë interesante, që na kërkon të dalim nga zona jonë e rehatisë dhe të jemi të gatshëm të ndryshojmë mendimet tona,” thotë Erin Westgate, psikologe sociale në Universitetin e Floridës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *