Ekipet e Premier Leagues angleze kanë thyer rekord në merkaton e kësaj vere, duke tejkaluar vlerën e 2 miliardë eurove.
Ekipi që ka investuar më shumë në këtë merkato është Liverpooli, i cili deri tani ka shpenzuar gati 269 milionë paund blerje, ku më e shtrenjta është ajo e Florian Wirtz nga Leverkuseni.
Në vendin e dytë renditet Chelsea i cili deri tani ka shpenzuar 212 milionë paund, ndiqet nga Arsenal me 137 dhe Manchester United me 135. Nuk ngelen pas edhe ekipet që sapo janë ngjitur në ligën elitare angleze, si Sunderland i cili po shpenzon goxha para
Kujtojmë se ekipet angleze kanë ende 22 ditë kohë në dispozicion për blerje ose shitje.
Kjo shifër që kanë arritur të gjitha bashkë ekipet e Premier Leagues, nuk po konkurohet nga asnjë kampionat tjetër.









