Qytetarët gjermanë shprehin pakënaqësi masive ndaj qeverisë së Merz

Shumica e qytetarëve gjermanë janë të pakënaqur me performancën e qeverisë së udhëhequr nga konservatorët nën drejtimin e Friedrich Merz.

Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti INSA, i publikuar sot nga gazeta Bild, 60% e të anketuarve shprehen të pakënaqur me qeverinë aktuale, 27% janë të kënaqur, ndërsa 13% abstenuan. Kujtojmë se Merz nuk ka mbushur ende 100 ditë si kancelar.

Nga ana tjetër, ata që shprehin kënaqësi e vlerësojnë qeverinë e Merz si më të mirë se ajo e paraardhësit të tij, Olaf Scholz.

Ky sondazh gjithashtu tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot në Gjermani, Kristian Demokratët (CDU) nuk do të siguronin shumicën absolute në parlament, megjithëse do të ishin forca e parë politike në vend, por me një diferencë të ngushtë nga partia ekstremiste e djathtë AfD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *