Space X përfundon me sukses misionin/ 4 astronautët do të qëndrojnë në hapësirë për 6 muaj

Kompania SpaceX e manjatit të teknologjisë Elon Musk ka përfunduar me sukses një tjetër mision, duke transportuar katër astronautë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, me një udhëtim që zgjati rreth 15 orë.

Sipas burimeve zyrtare, katër astronautët, Mike Fink (amerikan), Kimya Yui (japonez), Gina Cardman (amerikane) dhe Oleg Platonov (rus), do të qëndrojnë në hapësirë për të paktën gjashtë muaj.

Në këtë mision si rrallë herë kanë marë pjesë astronautë nga vende të ndryshme.

Aktualisht, në stacionin hapësinor ndodhen njëmbëdhjetë persona, ndërsa pjesa tjetër e ekuipazhit pritet të kthehet në Tokë të mërkurën e ardhshme.

Sipas informacioneve të NASA-s, gjatë mbërritjes, dy nga astronautët reaguan me entuziazëm. Mike Fink tha përmes radios: ‘Përshëndetje, Stacioni Hapësinor!’, ndërsa Gina Cardman komentoi: ‘Ishte jashtëzakonisht e bukur të shihje Stacionin Hapësinor për herë të parë.’ Aspra News-CNN.gr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *