Spartak Ngjela plas bombën/ Ja cilët janë 10 emrat në shënjestrën e SPAK-ut

Avokati Spartak Ngjela ka publikuar listën me emra të zyrtarëve që janë në shënjeshtrën SPAK-ut.

Ngjela renditi 10 emrat e politikanëve të lartë që janë në proces gjyqësor nga SPAK.

Sipas tij, ndaj tyre rëndojnë akuzat për korrupsion, falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie.

“ Këta janë politikanët e lartë që janë në proces gjyqësor nga SPAK; të akuzuar për korrupsion.

Sali Berisha – Dërguar gjithashtu për gjykim për aferën ‘Partizani’.

Ilir Meta – Në qeli për korrupsion dhe fshehje pasurie.

Fatmir Mediu – Në proces gjyqësor për Gërdecin.

Belind Këlliçi – Hetim për falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie.

Flamur Noka – Hetim për fshehje pasurie.

Asllan Dogjani – Dërguar për gjykim për fshehje pasurie.

Bardh Spahia – Marrë i pandehur për shpërdorim detyre.

Xhelal Mziu – Hetim për tenderë pastrimi kur ishte kryetar bashkie në Kamëz.

Dashamir Xhika – Hetime për tenderë kur drejtonte ARRSH.

Luan Baçi – Hetim për fshehje pasurie.

Na duhet të theksojmë se nuk janë pak. Të shohim se si do të zhvillohen proceset gjyqësore.

Megjithatë po kuptohet se goditja penale e korrupsionit ka hyrë në një fenomen antikorrupsion në Shqipëri.

Por duhet të shohim vijimin…” shkroi Ngjela në një postim në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *