Avokati Spartak Ngjela, në një postim në rrjetet sociale, thekson se Serbia sot është një shtet i pafuqishëm përballë shqiptarëve.
Sipas tij, Kosova është çliruar nga SHBA, ndërsa shqiptarët janë aleatët më të ngushtë të tyre.
“Liderët dhe politikanët me zë ndërkombëtar të Kosovës merren ende me Serbinë.
Serbia është një shtet krejt pa fuqi kundrejt shqiptareve sot. Por liderët e Kosovës siç duket; ende po i sundon kompleksi historiko-tragjik që kanë pasur me pushtimin kriminal të Kosovës nga Serbia.
Por…
A e dimë ne shqiptarët sot që Kosova është çliruar nga Amerika dhe, për këtë arsye historike, shqiptarët janë sot aleatët më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
Po forcën e Amerikës, a nuk e njeh sot Serbia?!
Jo vetëm Serbia, por edhe Rusia e njeh shumë mirë forcën e Amerikës dhe aleancën e ngushtë Shqipëri- Kosovë – SHBA.” tha Ngjela.









