Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shpërthyer sërish me akuza të forta ndaj Pekinit.
Mbrëmjen e djeshme, Trump tha se homologu i tij kinez, Xi Jinping, ‘po bën komplot’ kundër SHBA-së, duke u rreshtuar krah Vladimir Putinit dhe Kim Jong Unit.
Të tre liderët u panë në Pekin gjatë një parade madhështore ushtarake, organizuar me rastin e përvjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
“Uroj që presidenti Xi dhe populli i mrekullueshëm kinez të kenë një ditë të bukur festimesh”, shkroi Trump në Truth Social, përpara se të lëshonte ironinë e radhës.
“Ju lutem, përcillni përshëndetjet e mia më të ngrohta për Vladimir Putinin dhe Kim Jong Un-in, ndërsa komplotoni kundër SHBA-së”, shtoi ai.









