Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pranuar në mënyrë indirekte një disfatë diplomatike të Uashingtonit ndaj Moskës dhe Nju Delhit.
Në një postim në rrjetin e tij ‘Truth Social’, ai shkroi:
“Duket se i kemi humbur Indinë dhe Rusinë për shkak të Kinës, më të thellës dhe më të errëtës. Uroj që të kenë një të ardhme të gjatë dhe të begatë së bashku!”
Mesazhi u shoqërua me një foto ku shihen presidenti kinez Xi Jinping, kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti rus Vladimir Putin gjatë samitit të zhvilluar në Kinë.
Analistë ndërkombëtarë e lexojnë këtë deklaratë si një njohje të ndikimit në rritje të Pekinit, duke theksuar se Xi Jinping ka arritur të ushtrojë një ‘kontroll absolut’ mbi marrëdhëniet mes Rusisë dhe Indisë.









