Trump mbërrin në Alaska, i gatshëm për të vendosur paqen në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur me ‘Air Force One’ në bazën ushtarake Elmendorf–Richardson në Alaskë, për takimin e rëndësishëm me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas Sky News, Trump ka arritur në bazën ushtarake përpara Putinit. Ndërkohë, një avion i qeverisë ruse është ulur gjithashtu në Alaskë, sipas të dhënave të sistemit të monitorimit të fluturimeve Flightradar24.

Ende nuk është konfirmuar nëse Putin ndodhej në bordin e tij. Avioni rus ishte nisur nga qyteti Magadan, në Lindjen e Largët të Rusisë, ku presidenti rus kishte qëndruar më herët gjatë ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *